Pesë persona janë përfshirë në një konflikt të ashpër pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasit me inincial Sh.H, dhe K.H, janë konfliktuar me shtetasit F.C, G.Z dhe S.Z. Sherri mes këtyre personave ka agravuar deri në përdorimin e thikave.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit F.C, G.Z dhe S.Z, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë sherr janë shoqëruar në Komisariat.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.
“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën "Thoma Koxhaj", janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, thuhet në njoftimin e Policisë.