Një sherr i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halili”, ky dyshohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur një 49-vjeçar.
Shtetasi me ininciale E.D është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
“Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.