Një sherr mes disa të rinjve në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një 21-vjeçari, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen "Kodra e Shtufit," ku i riu me inicialet L. H. u plagos me thikë gjatë një përleshjeje të papritur për arsye të pavlera.
Sipas informacioneve fillestare, autori i dyshuar është një 29-vjeçar nga Fieri, shtetasi L. Dh., i cili po kërkohet nga policia. Ndërkohë, hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia vazhdon kërkimet për kapjen e tij.
Sondazh
Poll