Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sherr brutal në burgun italian, 10 të burgosur shqiptarë përplasen me rivalët, dyshohet se...

Shkruar nga Newsbomb
Sherr brutal në burgun italian, 10 të burgosur shqiptarë
Burgu në Como

Një grup prej 10 shqiptarësh, të burgosur, janë përfshirë në një sherr të fortë që ka shpërthyer në burgun Bassone në Como. 

Sipas mediave italiane, bëhet me dije se grupi i shqiptarëve kanë thyer një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i një grupi rival, ku ishin të burgosur nga Afrika Veriore. Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve. 

Mes tyre ka pasur përplasje fizike, por efektivët e policisë kanë arritur ta ndërpresin në kohë konfliktin, ndërsa autoritetet kanë dërguar përforcime nga Milano.

Në lidhje me këtë ngjarje, katër nga të përfshirët janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spitalin Sant'Anna të Como, ndërsa gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese