Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e shkollës "Kolë Jakova" në Tiranë, ku një 14-vjeçar është përfshirë në një konflikt me një bashkëmoshatar, të cilin e ka dëmtuar me mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur më datë 11 nëntor 2024, dhe i mituri i dëmtuar ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës "Kolë Jakova" 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve," njofton policia.