
E ndërsa nesër dita simbolizon festën e të dashuruarve, gratë dhe vajzat e burgut të qytetit të Pogradecit kanë festuar sot me njëra-tjetrën në ambientet e jashtme të qelive nën tingujt e muzikës Shën Valenitinin.
Ishte një nga ish të burgosurat e këtij institucioni, e cila organizoi një aktivitet argëtues me muzikë dhe koktejl për të gjitha femrat, të cilët në konflikt me ligjin vujanë prej kohësh dënimet e tyre në burgun e Pogradecit.
Gjithashtu ata kanë marrë dhe dhurata nga organizata CFN që dhuroi pako për të të gjithë të pranishmit.
Edhe pse kjo ditë simbolizon dashurinë mes një mashkulli dhe një femre, kjo nuk i ka penguar aspak gratë e burgut të Pogradecit për të kërcyer e festuar me njëra-tjetrën, duke krijuar një atmosferë festive, gëzimi e reflektimi brenda insitucionit të dënimit.
“Dashuria është e vetmja forcë e aftë për të shndërruar qiellin me re në dritë plot shpresë”.
Kjo ngjarje simbolizon jo vetëm një moment feste, por edhe forcën e dashurisë dhe shpresës, edhe në kushte të vështira dhe ditë të tjera plotë argëtim dhe shplodhje do të vijojnë të jenë të pranishme në Institucionin e IEVP Pojskë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga burgu i Pogradecit.