
Një minator 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi gurësh në një minierë të Martaneshit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në mesditë teksa Agron Cani ka humbur jetën pasi është zonë nga masivi i gurëve që janë shembur brenda në galerinë ku po punonte. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit në fjalë.
“Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”