Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shembet çatia e pallatit që po rikonstruktohej në Milano, humb jetën në vendin e punës 36-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb

Shembet çatia e pallatit që po rikonstruktohej në Milano, humb

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qendër të Magentës në Milano ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Mediat italiane njoftojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një 34-vjeçar shqiptar ra nga një lartësi 12 metra dhe për pasojë humbi jetën në vend. 36-vjeçari prej disa ditësh po punonte brenda një oborri në Via Garibaldi në kantierin e një pallati që po i rinovohej çatia. Por gjatë punimeve çatia u shemb duke rënë dhe shqiptari që ndodhej mbi të.

Policia dhe një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje ku kanë bërë dhe sekuestrimin e kantierit duke ndaluar vazhdimin e punimeve.

Disa banorë kanë dhënë dëshminë e tyre pasi mbetën brenda banesave derisa përfundoi hetimi. “Vajza ime jeton në atë ndërtesë. Ajo dëgjoi një goditje të madhe dhe më pas asgjë”.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Alessandro Capelli, sekretar i Partisë Demokratike Metropolitane të Milanos

I gjithë komuniteti demokratik i qytetit metropolitane të Milanos është pranë familjes së punëtorit 36-vjeçar i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Magenta, pas shembjes së një çatie. Vetëm dje dolëm në rrugë përkrah sindikatave për të mbështetur grevën e përgjithshme të thirrur për të ndriçuar në qendër të vëmendjes sigurinë në vendin e punës. Ky lajm tragjik kërkon që ne të vazhdojmë në këtë rrugë, nuk mund të qëndrojmë më në vend dhe të shikojmë këtë masakër të ngadaltë. Është koha për rregulla urgjente, të thella dhe konkrete, një bashkëpunim mes të gjitha forcave politike për t'iu kundërvënë këtij buletini të përditshëm lufte.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese