
Pas ndërprerjes së ndihmës së huaj nga Shtetet e Bashkuara, Qeveria Shqiptare ka vendosur të ndalojë financimin për organizatat jo fitimprurëse. Edhe pse në pamje të parë gjithçka duket në rregull, në fakt nuk është kështu.
Në një status të shpërndarë, Aranita Brahaj, shefja e "Open Data", eksperte e njohur ekonomie, thekson se më 24 janar, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ka paguar shoqërinë shtetërore ALBCONTROL një shumë prej 2 miliardë lekësh (20.4 milionë euro) në kategorinë "Të tjera Transferta për Institucionet Jo Fitimprurëse". Pra, shuma në fjalë duhej t'i kalonte OJF-ve, por përmes transferimit, qeveria ia ka kaluar në formën e huasë AlbControl që është shoqëri publike.
Përshkrimi i pagesës është i lidhur me "Transfertë për ALBCONTROL dhënie hua". ALBCONTROL është një shoqëri publike dhe llogaritë e saj bankare jashtë vendit janë konsideruar asete të shtetit shqiptar, të cilat janë vënë nën sekuestro për zbatimin e vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku biznesmeni Becheti fitoi kundrejt Qeverisë Shqiptare.
Brahaj thekson se kjo transfertë nuk është e para për ALBCONTROL, pasi më herët janë bërë edhe pagesa përmes llogarisë "Shërbimi i Borxhit" në vlerën totale prej 3 miliardë lekësh (30.6 milionë euro). Gjatë 14 muajve të fundit, shteti dhe taksapaguesit kanë kaluar në total 51 milionë euro tek ALBCONTROL, duke paguar indirekt biznesmenin Becheti dhe keq-qeverisjen e kontratës nga pala e Qeverisë Shqiptare.
Sipas Brahaj, përdorimi i fondeve të kategorisë "Të tjera Transferta për Institucione Jo Fitimprurëse" është një shkelje e Ligjit për Buxhetin e Shtetit nga vetë Shteti. Organizata AIS do të vijojë të publikojë Pagesa Thesari për të mundësuar informim, kontroll, monitorim dhe investigim në kohë reale të shpenzimeve publike.
Në facebook-un e vet, shefja e Open Data shkruante: "As Urdhrit të Presidentit Trump për ndërprerje të ndihmës së huaj duket se edhe Qeveria Shqiptare ka vendosur të lërë pa Buxhet Organizatat Jo Fitimprurëse. Në datën 24 Janar, MEKI Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka paguar shoqërisë shtetërore ALBCONTORL shumen 2 miliard leke ose 20.4 milion Euro. Kategoria e shpenzimit është Të tjera Transferta për Institucionet Jo Fitimprurëse por përshkrimi përkon me Transfertë për ALBCONTROL dhënie hua.
ALBCONTROL rezulton një shoqëri publike (pronë e shtetit shqiptar) llogari të së cilës në banka jashtë vendit, janë konsideruar llogari dhe asete të shtetit shqiptar. Ato janë vënë nën sekuestro për zbatim të Vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar ku biznesmeni Becheti ka fituar kundrejt Qeverisë Shqiptare.
Transferta e datës 24 janar nuk është e para drejt ALBCONTROL por më herët pagesa është bërë përmes llogarisë Shërbimi i Borxhit në vlerën totale 3 miliard ose 30.6 milion Euro.
Në 14 muaj Shteti dhe Taksapaguesit kanë Kaluar tek ALBCONTROL 51 Milion Euro duke paguar kështu në mënyrë të tërthorte biznesmenin Becheti dhe Keqqeverisjen e Kontratës nga pala Qeveria Shqiptare. Kjo shumë është më pak se gjysma e detyrimit të Becheti ka ftuar në Arbitrazh.
Përdorimi i Fondeve të kategorisë së Shpenzimeve “Të tjera Transferta për Institucione Jo-Fitimprurese” është një rast tipik i shkeljes së Ligjit për Buxhetin e Shtetit nga vetë Shteti.
#SpendingDataAlbania Link: Pagesa Thesari për shoqërinë shtetërore ALBCONTROL vlera mbi 100 milion https://spending.data.al/.../ALBCONTROL/vlera/100%20infinit
#OpenCorporatesAlbania Link: Pasaporta për Shoqërinë ALBCONTROL https://opencorporates.al/sq/nipt/j61908011h
#NdiqParateAl Link: Artikull mbi Arbitrazhe https://ndiqparate.al/?p=20906
Fondet Të tjera Transferta për Institucione Jo Fitimprurëse janë fonde publike që destinohen për aktivitete dhe shoqata me veprimtari dhe shërbime të rëndësishme për publikun në kulturë, promovim, ndërgjegjësim apo integrim. Subjekte përfituese do duhet të jenë vetëm Subjekte që veprojnë në bazë të Ligjit për Jofitimprurësit.
Organizata AIS do të vijojë të publikojë Pagesa Thesari duke mundësuar informim, kontroll, monitorim dhe investigim në kohë reale të Shpenzimeve Publike".