Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shefi i Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji merr gradën më të lartë si "Gjenerallejtënant"

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji merr gradën më të
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe Shefi i Ushtrise shqiptare, Arben Kingji

Shefi i Ushtrisë shqiptare, Arben Kingji është dekoruar me gradën e lartë “Gjenerallejtënant” gjatë ditës së sotme në një ceremoni zyrtare të mbajtur në ambinetet e ministrisë së Mbrojtjes. Pjesëmarrës në promovimin e Kingjit, ka qenë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili i ka deleguar gjenralmajorit gadrën e lartë madhore.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Arben Kingji i cili falenderon kryeministrin Edi Rama, presidentin e Republikës, Bajram Begaj si dhe ministrin Vengu teksa thekson përgjegjësnë dhe devotshmërinë që ka ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë. 

Ndihem i nderuar të jem në krye të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nën uniformë, të cilët përkushtim i qëndrojnë besnik betimit që kanë bërë.

Mirënjohje për mbështetjen dhe vlerësimin e dhënë nga ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, Kryeministri R.SH, SH.T.Z.Edi Rama dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Begaj, në promovimin tim në gradën më të lartë madhore "Gjenerallejtënant". Ju siguroj me besimin e plotë, që përkushtimi im dhe i gjithë personelit të Forcave të Armatosura do të jetë maksimal në përmbushje të misionit kushtetues dhe detyrave që rrjedhin nga Aleanca.

Krenar dhe mirënjohës ndaj familjes sime për çdo sakrificë e durim për ditët e javët larg tyre, për mbështetjen në çdo situatë e për dashurinë e dhënë për t’u bërë ai që jam sot.

Familjes së madhe të Forcave të Armatosura gjithashtu i detyrohem shumë, ndaj edhe motivi i punës time është: dinjiteti dhe mirëqenia e çdo ushtaraku.

Ju faleminderit përzemërsisht!”, shkruan Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese