Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHBA i dhuron AMP-së 1.2mln dollarë, ja për çfarë do të përdoren

Shkruar nga Newsbomb
SHBA i dhuron AMP-së 1.2mln dollarë, ja për çfarë do
Foto nga ceremonia: Richard M. Deasy dhe Florian Sulejmani

Një ceremoni e organizuar në ambientet e Ambasadës së SHBA ka bërë bashkë përfaqësues nga Byroja e Shtetit për Çështjet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit në Amerikë dhe kreun e AMP, Florian Sulejmani.

Në ditën e sotme midis tyre janë nënshkruar dokumetat zyrtare për dhurimin dhe transferimin e një pajisje me vlerë 1.2 milionë dollarë për Agjensië e Mbikqyrjes Policore (AMP), si ndihmë teknike në mbikqyrjen policore dhe mbi sundimin e ligjit.

Gjatë ceremonisë është vënë në dukje mbështetja e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë përmjes pajisjeve teknike për rritjen e efikasitetit të AMP.

SHBA i dhuron AMP-së 1.2mln dollarë, ja për çfarë do
Richard M. Deasy dhe Florian Sulejmani

"Këtë javë, përfaqësues të Ambasadës së SHBA nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe Programi Ndërkombëtar i Departamentit të Drejtësisë i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) iu bashkuan Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (POA) Florian Sulejmani për dhurimin dhe dorëzimin si ndihmë teknike të një Sistemi të Menaxhimit të Çështjeve (CMS) tek AMP. Që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnime dhe mentorim për AMP në mbështetje të misionit për të çuar përpara mbikëqyrjen policore, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit. Ceremonia theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA përmes dhurimit të pajisjeve teknike, softuerit dhe bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në menaxhimin e hetimeve, inspektimeve dhe ankesave publike. Dokumentet zyrtare u nënshkruan për të përfunduar transferimin 1.2 milion dollarësh të Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve të AMP, duke shënuar një moment historik në transparencë dhe llogaridhënie. Drejtori i AMP Sulejmani njohu mbështetjen e ICITAP dhe INL për hetimet, inspektimet, verifikimin dhe programet e komunikimit të AMP në ndërtimin e besimit institucional dhe publik drejt integrimit në BE", thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

SHBA i dhuron AMP-së 1.2mln dollarë, ja për çfarë do

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese