Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHBA dhe Policia shqiptare ngrenë Njësinë Investiguese, në fokus "kokat" e krimit dhe trafikantët

Shkruar nga Newsbomb
SHBA dhe Policia shqiptare ngrenë Njësinë Investiguese, në
Takimi ne Ministrine e Brendshme me partneret amerikane

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Ambasadës dhe zyrtarë të lartë amerikanë, me të cilët ka biseduar për punën dhe rezultatet e Njësisë së Përbashkët të Shërbimeve Investiguese.

"Pata rastin së bashku me znj. Kathryn Hammond, Zëvendësshefe e Misionit në Detyrë dhe Zyrtare Rajonale e Sigurisë, të bëjmë një bilanc të kësaj përpjekjeje të përbashkët kundër disa figurave të krimit e njëherësh të vlerësojmë rezultatet e arritura. 

Natyrisht puna e Njësisë së Përbashkët Investiguese nuk ka qenë e lehtë, por si çdo barrë tjetër e strukturave policore apo agjencive ligjzbatuese, kur nisesh drejt një objektivi të caktuar, nuk ka pengesë të pakapërcyeshme", shkruan Ervin Hoxha.

Ministri ka vlerësuar punën e deritanishme të Njësisë, si dhe ka shprehur besimin se ky bashkëpunim do të thellohet e konsolidohet në të ardhmen, sidomos sa u përket rasteve kundër tentativave për kontrabandë në njerëz e trafiqe të ndryshme.

Objektivi kryesor i Njësisë është në fushën e mashtrimit me viza, pasaporta dhe forma të tjera të dokumenteve të udhëtimit, por pa lënë jashtë vëmendjes disa figura të tjera krimi, që kanë interes të përbashkët për autoritet ligjzbatuese.

"Organizimi i operacioneve të përbashkëta mes strukturave tona policore dhe autoriteteve ligjzbatuese amerikane, janë një realitet i prekshëm, njëherësh një fakt që dëshmon nivelin profesional të Policisë Shqiptare, e sidomos besueshmërinë e prestigjin që ajo gëzon në raport me simotrat e saj", vijon ministri i Brendshëm.

Ervin Hoxha ka falenderuar Ambasadën e SHBA për bashkëpunimin dhe autoritetet shtetërore amerikane për mbështetjen e dhënë, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e zhvillimin e kapaciteteve të Policisë Shqiptare, në mënyrë të veçantë, pjesëtarëve të “Njësisë”.

"Kjo mbështetje na rrit besimin dhe na bën më optimistë sidomos në dritën e faktit që Shqipëria tashmë ka hyrë në mënyrë të pakthyeshme në rrugën e integrimit në familjen e madhe evropiane, një rrugëtim për të cilin kemi edhe mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë strategjikë amerikanë.

Po punojmë për të ndërtuar një Polici që të jetë në çdo kuptim, Polici e standardeve më të mira e, në këtë vështrim, ndihmesat e dhëna nga partnerët tanë janë të një vlere të pallogaritshme", përmbyll ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese