Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shantazhuesi Aldor Nini censuron median e Elvi Fundos, zhduk artikullin kritik përmes “Acromax”

Shkruar nga Newsbomb
Shantazhuesi Aldor Nini censuron median e Elvi Fundos, zhduk artikullin kritik
Aldor Nini

Newsbomb.al ka nisur me këtë shantazhues të medias e fjalës së lirë një betejë të gjatë, duke dalë të vetëm përballë një njeriu që pushteti i Tiranës e mban pas vetes dhe “e lëshon” sa herë që portalet publikojnë fakte dhe të vërteta që “padronëve” të tij nuk ju pëlqejnë.

Beteja me Aldorin e “Akromakthit” i ka kushtuar Newsbomb.al mbylljen e të gjitha llogarive në rrjetet sociale, ku ne ishim prej 9 vitesh dhe numëronim qindra mijëra ndjekës, por sërish ne nuk u dorëzuam. Të tjerët i druheshin fuqisë që karikonte Aldor Ninin në bulevardin e institucioneve të Tiranës, ne, Jo!

Përgjatë këtij viti, ashtu siç ka ndodhur më parë dhe do të ndodhë dhe për pak kohë në vazhdim, kompania “Acromax” ka zhdukur nga platformat në internet përmbajtje kritike të mediave të ndryshme, të cilat repektonin parimet më të larta gazetareske, por u prishnin terezinë “padronëve” të Aldor Ninit dhe bizneseve partnere me të.

Kështu ka ndodhur së fundmi dhe me median CNA.AL të gazetarit Elvi Fundo.

Më datë 7 Qershor 2024, një artikull që ishte bërë në median e gazetarit Fundo, është fshirë nga platformat në internet me kërkesë të “Acromax Media”. Shantazhuesi dhe censuruesi i fjalës së lirë gjeti sërish shteg.

Media e drejtuar nga Elvi Fundo ka publikuar dhe përgjigjen zyrtare nga Instagram, në të cilën thuhet se për të bërë apelim për përmbajtjen e saj dhe që është zhdukur po nga platformat e zotëruara prej saj, duhet t’i drejtohet kompanisë “Acromax”. Pra, Aldor Ninit.

Kjo kompani është akuzuar nga Newsbomb.al dhe media të huaja, madje ka qenë dhe në radarin e agjencive ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, si një instrument që përdoret nga persona me pushtet duke abuzuar me hapësirat që i lejon ligji shqiptar për interesa klienteliste, duke censuruar lirinë e shtypit.

Shumë flasin, të tjerë heshtin, bëjnë pazar, por Aldor Nini ngelet një përndjekës me një kompani, e cila shkel ligjin, jo vetëm atë shqiptar, por edhe atë evropian. Abuzon, tejkalon kompetencat dhe hapësirat që i jepen një kompanie private duke shkelur të drejtën e informimit që kanë qytetarët.

Rastet më skandaloze janë ato për mbrojtje të imazhit kur mediat raportojnë siç është rasti i CNA-së”, denoncon media e drejtuar nga Elvi Fundo.

Aldor Nini është një shërbëtor i pushtetit të korruptuar të Tiranës dhe kompaninë e tij “Acromax Media” e përdor pikërisht për të dhunuar lirinë e medias që guxon të ngrejë krye, por edhe për pak kohë, derisa drejtësia të flasë dhe të thotë fjalën e saj për këtë gjerman që ka hequr dorë edhe nga shtetësia shqiptare. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese