Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sërish sherr në Bashkinë Pukë, shoferi i kryebashkiakut Rrok Dodaj godet me grushte punonjësin e policisë

Shkruar nga Newsbomb
Sërish sherr në Bashkinë Pukë, shoferi i kryebashkiakut Rrok
Fotomontazh: Bashkia Pukë dhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

As një muaj nga përleshja fizike në zyrën e kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj mes dy punonjësve të bashkisë, një tjetër incident është regjistruar. Këtë herë në një konflikt fizik është përfshirë shoferi i kryebashkiakut demokrat Rrok Dodaj.

Ngjarjen e ka denoncuar Partia Socialiste e Pukës ku përmes një postimi në Facebook shkruan se shoferi i kryebashkiakut të Pukës teksa ka qenë në orarin e punës, është përfshirë në një sherr fizik për radhën tek berberi.

Por nuk mbaron këtu, pasi është përleshur fizikisht me grushte me një shtetas tjetër i cili është punonjës policie në Pukë, shoferi me inicialet H.T. është arratisur nga vendngjarja duke e shpallur pak minuta më vonë në kërkim.

Qytetari P.H. me detyre polic, është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për tu trajtuar për shkak të plagëve të marra.

PS e degës Pukë akuzon komisariatin e Pukës se nuk po bën detyrën e saj, pasi në një qytet të vogël si Puka ishte e pamundur largimi nga vendngjarja dhe arratisja e shoferit pa ndihmë.

Sërish sherr në Bashkinë Pukë, shoferi i kryebashkiakut Rrok
 

Kujtojmë se më 25 prill të 2024 plasi grushti në zyrën e kryebashkiakut Rrok Dodaj, ku një punonjës i bashkisë u përfshi në një përleshje fizike me drejtorin e burimeve njerzore Sokol Gjoni.

Rasti nuk u denoncua në polici dhe nuk u nis asnjë procedurë, ndërsa ka qenë vetë Rrok Dodaj ai i cili ndërhyri për të bërë të mundur neutralizimin e dy zyrtarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese