Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sera me qindra bimë narkotike në pyjet e Gramshit, arrestohen tre persona, dy në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Sera me qindra bimë narkotike në pyjet e Gramshit, arrestohen tre
Serat me kanabis

Policia e Gramshit ka vënë në pranga tre persona, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Sokol Beshiri, 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim; Vullnet Myrteri, 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim; Lorjan Goga, 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasit Sokol Beshiri dhe Vullnet Myrteri janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.

Personat në fjalë kishin përshtatur 3 ambiente si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë.

Njoftimi i policisë së Gramshit:

Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar i koduar “Katerlisi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në fazë fillestare.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gramsh në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Gjatë finalizimit të operacionit është bashkëpunuar dhe me Komisariatin e Policisë Kuçovë.

Kishin përshtatur 3 ambiente si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre u kapën në flagrancë në njërën nga serat).

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryeplaku i fshatit Katerlis dhe inxhinieri i mjedisit.

Asgjësohen 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar fidanë narkotikë, referuan materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Në kuadër të këtij procedimi, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Katerlisi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në masivin pyjor, u zbuluan 3 ambiente të përshtatura si sera, në të cilat u gjetën të kultivuar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:

-S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-L. G., 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese