Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla për zgjedhjet e 11 Majit, japin DORËHEQJEN në KQZ

Shkruar nga Newsbomb
“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla për
KQZ

Pa nisur ende fushata zyrtarisht, shtatë kandidatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  kërkesën e dorëheqjes nga gara për zgjedhjet e 11 Majit.

Në dokumentin e tyre të dorëheqjes ata kanë kanë paraqitur si shkak kryesor për këtë vendim “arsyet shëndetësore”. Ndërsa, një prej tyre ka pasur arsye familjare të cilat e kanë bërë që të marrë këtë vendim.

Kandidatët që janë tërhequr janë tre nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, dy kandidatë nga PSD , një nga Partia Mundësia, një tjetër e “Lëvizjes Bashkë”.

Kandidatët që janë tërhequr:

1-Averdi Syla-“Nisma Shqipëria Bëhet”, për arsye shëndetësore

2-Hyda Kuci-PSD, për arsye shëndetësore

3-Joan Sotir-Nisma Shqipëria Bëhet, për arsye shëndetësore

4-Daniela Alite-PSD, për arsye shëndetësore

5-Xhilda Boçari-Lëvizja Bashkë, për arsye shëndetësore

6-Fadil Bekaj-Partia Mundësia

7- Edi Piring- ADR, për arsye familjare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese