Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sëmundja e rëndë i merr jetën Mirela Levanajnt, punonjëses së dalluar të “Albpetrol”

Shkruar nga Newsbomb
Sëmundja e rëndë i merr jetën Mirela Levanajnt,
Mirela Levanaj

Nuk do të ketë më një të nesërme për Mirela Levanajn, punonjësen e dalluar të “Albpetrol”.

Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të mërkurë në moshën 63-vjeçare. Sëmundja e rëndë i mori jetën Mirela Levanajt, duke e shkëputur nga gjiri i ngrohtë i familjes së saj, nga miqtë dhe kolegët.

Lajmi i trishtë për ikjen e saj është bërë me dije nga vetë kompania “Albpetrol” përmes një postimi në “Facebook”.

“Ditën e sotme, si shkak i një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta Mirela Levanaj, një nga punonjëset tona, e cila prej vitesh ka kontribuar në "Albpetrol" sh.a.

Beteja me sëmundjen, i mori jetën Mirelës, duke e larguar përfundimisht nga mesi ynë, i miqve dhe familjarëve të saj.

Qoftë e paharruar!”, thuhet postimin e bërë nga “Albpetrol”.

Përcjella për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme, të enjten, në orën 11:00 në Varrezat e Sharrës.

Sëmundja e rëndë i merr jetën Mirela Levanajnt,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese