Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Selami Jenisheri i ikën ZYRTARISHT Sali Berishës nga koalicioni, dorëzon kërkesën në KQZ

Shkruar nga Newsbomb
Selami Jenisheri i ikën ZYRTARISHT Sali Berishës nga koalicioni,
Selami Jenisheri, Sali Berisha

Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri është larguar zyrtarisht nga koalicioni i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Jenisheri ka depozituar në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve më datë 25 mars ku dhe ka kërkuar që partia e tij të heqë dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore"

 “Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Për sa me sipër zgjedhjet e 11 Majit 2025 bëhen te pakuptueshme (nul) të paligjshme dhe antikushtetuese dhe gjithsesi deri me 25 Prill 2025 nuk mund te kryhet asnjë veprim për zgjedhjet e 11 Majit 2025”, thuhet në kërkesë.

Kujtojmë se më 18 mars, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se ai së bashku me partinë e tij “Bashkimi Popullor i Pensionistëve” kanë hequr dorën nga bashkëpunimi me ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet e 11 Majit.

Jenisheri  hodhi akuza kundrejt Flamur Nokës për të cilin tha se e ka mashtruar duke i kërkuar që të “firmoste” për t’u bërë pjesë e koalicionin “madhështor”, e për kushtet do ta thërriste në ditët në vijim.

“Asnjë mbledhje e 26 partive nuk është bërë. Asnjëherë nuk është mbledhur ai koalicion. Kur vjen puna, më kanë lënë deri në orën 20:00, kur janë dorëzuar listat nuk më kanë thirrur. Pastaj Noka më tha Selami firmos që je në koalicion, për të tjerat flasim nesër”, ka thënë Jenisheri, ndërkohë që një mesazh e ka pasur edhe për kreun e Partisë Demokratike.

Duke nxjerrë në shesh “pazaret” brenda demokratëve, kreu i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve tha se ky koalicion është një “gënjeshtër”.

“I nderuar zoti Sali Berisha, qëndrimi juaj për partitë, 26 aleatë, që pretendon se ky është koalicion më i madh i mundshëm. Aleanca e Shqipërisë Madhështore është një gënjeshtër që i drejton popullit shqiptar. Unë dhe aleatët nuk na ka thirrur njeri dhe nuk ka marrë mendim për listat dhe asgjë”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese