Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrohet drogë dhe armë në Tiranë, arrestohen 4 persona (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohet drogë dhe armë në Tiranë, arrestohen 4 persona
Droga ne automjetin e 4 te arrestuarve

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike. Sipas bluve të kryeqytetit mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Green”,  u bë i mundur arrestimi i shtetasve, Gazment Hoxha 50 vjeç; Aleksandër Kili, 37-vjeç; Saimir Gërbaj, 54-vjeç dhe Orgest Beqo, 43-vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kasem Shima", një automjet tip "Benz", dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg. Ndërkohë, gjatë kontrolleve Gazment Hoxha ka kundërshtuar efektivët e policisë dhe nuk u është bindur urdhërave të tyre.

Në vijim të kontrolleve në banesën e një prej të arrestuarve, 37-vjeçarit Aleksandër Kili, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Sekuestrohen 19 kg kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe në zbatim të masave të planeve operacionale "Tempulli 3", dhe "Sundimi i ligjit" ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar "Green".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

- G. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";

- A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

- S. G., 54 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kasem Shima", një automjet tip "Benz", dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese