Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrohen 25 hektarë prona në Himarë me vlerë 35 miliardë lekë! Prokuroria: Janë falsifikuar dokumentet

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohen 25 hektarë prona në Himarë me vlerë 35
Foto ilustruese

Prokuroria e Vlorës ka sekestruar 247.000 m2 tokë në Himarë, e cila kap vlerën e 35 milionë euro. Mësohet se janë 30 prona në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë të cilat shkojnë në totral në rreth 25 hektarë tokë.

Pronat janë të regjistruara të gjitha në emër të dy shtetasve J.J. dhe K.J., të cilët i kanë përfituar nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

Nga hetimet e kryra, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Vlorës sekuestron 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të 2 shtetasve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese