Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrohen 1 milion litra naftë nga Tunizia brenda 48 orësh, Policia e Durrësit zbardh skemën

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohen 1 milion litra naftë nga Tunizia brenda 48 orësh, Policia
Anija ku u gjet nafta kontrabandë

Në Portin e Durrësit janë sekuestruar 400 mijë litra naftë të kontrabanduar nga Tunizia, ndërsa policia ka vënë në pranga 6 persona. Operacioni i koduar "Ari i Zi 2" zbardhi se dy organizatorët kryesorë të trafikut, Juxhin Koka dhe Serxha Sula, janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit përfshijnë kapitenin e anijes Mohammed Sallit, ndihmësin Ëissan Broud, shefin e inxhinierëve Hassan Broud, shefin e ofiçinës Sami Shanta, mirëmbajtësin e pompave Faez Ismaeil dhe oficerin shqiptar Nedio Mejdani.

Një ditë më parë, po në Portin e Durrësit u sekuestruan 600 tonë naftë kontrabandë, duke e çuar totalin e naftës së ndaluar në 1 milion litra brenda dy ditësh. Sipas autoriteteve, sasia e naftës ishte fshehur në ballastrat e anijes, të cilat zakonisht përdoren për balancimin e saj. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të kontrabandës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Brenda 24 orëve, finalizohet një tjetër operacion policor kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia.

Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400 000 litra naftë dhe anija në balastrat e së cilës ishte fshehur kjo sasi, me qëllim kontrabandimin.

Në pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.
Shpallen në kërkim 2 organizatorët e dyshuar të rastit.

•Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670 000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast.

Në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Ari i zi 2”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë M. S., 56 vjeç, kapiteni i anijes, Ë. B., 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, H. B., 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, S. Sh., 25 vjeç, shefi i ofiçinës, F. I., 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar N. M., 34 vjeç, oficer i parë i anijes.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit J. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe S. S., 32 vjeç, banues në Durrës. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese