
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë sot Shqipërinë. Në axhendën e vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik në Shqipëri është planifikuar takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Pas takimit Kryeministri Rama dhe sekretari britanik do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod. Ndërsa pritet që takimi mes presidentit dhe Cameron të zhvillohet rreth orës 14.30.
Në fokus të këtij takimi pritet të jetë emigracioni i paligjshëm, i cili është kthyer vitet e fundit në një problem madhor në Britani. Cameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ky takim vjen pasi pak ditë më parë Rama dhe homologu i tij britanik, Rishi Sunak zhviluan një bisedë telefonike.
Dy liderët diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve me rritje të investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë si dhe tregtisë.