
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të seancës së sotme. Gjokutaj njoftoi se seanca për liderin demokrat Sali Berisha do të mbahet më 20 Janar ora 10:00.
Ai shprehet se seanca zgjati shumë pasi sqarimi nga ana e acokatëve ishte në detaje dhe shumë voluminoz.
“Çështja e zotit Berisha nuk diskutohet çështja për gjykim të shkurtuar, ne shikojmë pushimin, s’është detyre jonë të shpjegojmë, kallëzimi është i rremë, çështja e pronës. Kontestimet tona ishin voluminoze, për të shpjeguar çdo detaj se kjo çështje s’duhet t’i shkojë gjykatës për gjykim. Të gjitha tentativat që janë bërë janë në kundërshtim me ligjin. Kemi sqaruan në detaje se përse kjo çështje nuk duhet të kalojë në Gjykatë.”
Gjokutaj u shpreh qartë se nëse SPAK vendos ta çojë çështjen në gjyq, mbrojtja e Berishës do të kërkojë pafajësinë.
“Është detyra e SPAK të provojë fajësinë,” theksoi ai, duke nënvizuar se barra e provës qëndron mbi organin e akuzës. Më herët ditën e sotme Sali Berisha u paraqit në SPAK në kuadër të masës së caktuar ndaj tij për “detyrimin e paraqitjes”.