Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Seanca në Kuvend, sot zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH

Shkruar nga Newsbomb
Seanca në Kuvend, sot zgjidhen anëtarët dhe kryetari i
RTSH

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës në orën 10:00, ku do të jenë 25 pika për diskutim.

Një ndër pikat që do të diskutohen, është përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, me 10 nga kandidatët që u kaluan herën e parë në Komosionin e Mediave, si dhe i kryetarit të Këshillit.

Gjithashtu, në datën 11 mars janë përzgjedhur nga Komisioni dy nga emrat pretendent për kryetar, ndërsa fituesi përveçse drejtues, bëhet edhe anëtari i 11 i Këshillit.

Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kujtojmë se, Kuvendi vendosi të shpërbëjë Këshillin Drejtues të RTSH, duke shkarkuar anëtarët e tij.

Mes emrave të larguar janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi. Ky vendim erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të papritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. 

Shkak për këtë vendim të papritur është bërë procedura e paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH.

Sakaq, dhjetë emrat përzgjedhur për anëtarë, janë:

Bujar Kapexhiu

Rajmonda Bulku

Zamira Kita

Robert Budina

Osman Mula

Pano Xhixho

Lorenc Vangjeli

Enio Civici

Alket Braho

Petrit Beci

2 emrat për kryetar Këshilli:

Helidon Haliti

Fatjon Hoxhalli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese