Hapësire reklamuese

Aktualitet

Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit: Altin Dumani kërkon shkarkimin e kreut të Prokurorisë Lezhë, Erjon Shehaj

Shkruar nga Newsbomb
Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit: Altin Dumani
Erjon Shehaj-Altin Dumani

Kreu i i SPAK, Altin Dumani ka kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erion Shehaj, pasi ka paraqitur fillimisht pretendimet e Komisionerit Publik, ku janë deklaruar raste profesionale që bien në kundërshtim me ligjin dhe tejkalim të kompetencave të kryeprokurorit Shehaj.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar ditën e sotme seanca për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, kërkesë bërë nga Komisioneri Publik.

Erion Shehaj akuzohet për parregullësi në dokumentacionin e deklarimit të pasurisë si dhe në profesionalizëm. Pjesë e kësaj seance ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani si përfaqësues i insitucionit të Prokurorit Publik, kompetenca të cilat i kanë kaluar pas përfundimit të procesit të vettingut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese