Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Seanca e grupit të Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina! Avokatët: Faktet tuaja, vetëm përgjimet e SKY ECC

Shkruar nga Newsbomb
Seanca e grupit të Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin
Altin Morina

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon prej më shumë se katër orësh, pasi disa nga avokatët kërkojnë që të përcaktohet saktësisht vepra penale dhe se nuk pranojnë që të jenë pjesë e grupit kriminal në fjalë.

Në mesin e 14 personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ndërsa avokati Rigert Koni i kërkoi Prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këta persona.

Në sallën e Gjykatës së Posaçme janë relatuar 11 persona ndërsa kanë mbetur edhe 3 të tjerë. Përfaqësuesit ligjorë të personave në fjalë theksojnë se prokuroria duhet të gjejë prova pasi aktualisht posedon vetëm komunikimet e kryera në SKY ECC.

Avokati i arrestuar Armand Tragaj i cili ka rezultuar përdorues i SKY ECC dhe që dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ka deklaruar para GJKKO: Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër të sëmurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijët e vegjël.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese