Hapësire reklamuese

Aktualitet

Samir Mane shet rrjetin e marketeve SPAR

Shkruar nga Newsbomb
Samir Mane shet rrjetin e marketeve SPAR
Samir Mane

Marketi SPAR Albania, i cili renditet si rrjeti i dytë më i madh në Shqipëri, i është bashkuar kompanisë kosovare Viva Fresh Group, duke krijuar një marrëveshje me grupin Balfin.

Me një njoftim nga kompania kosovare, bëhet me dije se shitja e SPAR nën bashkimin e tyre, thekson se prania e Viva Fresh Group sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Me krenari njoftojmë se SPAR Albania i bashkohet Viva Fresh Group, duke forcuar pozicionin tonë si një nga kompanitë më të fuqishme në rajon me impakt të madh mbarëkombëtar.
Ky investim rrit praninë tonë në Shqipëri dhe sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e te dy vendeve, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, fuqizimit të prodhuesve vendor dhe modernizimit të tregut,” njoftoi kompania kosovare.

Spar Albania është themeluar në prill të vitit 2015. Kompania numëron mbi 930 punonjës në zinxhirin e supermarketeve të saj dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej rreth 107 milionë eurosh. Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në QKB, fitimi neto i kompanisë për vitin 2024 ishte 3.4 milionë euro.

Aksionet e shoqërisë zotërohen në masën 100 për qind nga Balfin shpk, grupi në pronësi të biznesmenit Samir Mane, por ky mund të mos jetë transaksioni i vetëm.

Burimet nga Balfin bëjnë me dije, se ka negociata për shitjen e një tjetër kompanie të madhe të grupit.

Ndërkohë pak ditë më parë Balfin së bashku me një kompani amerikane njoftuan blerjen e qendrës “340 Mount Kemble” në Neë Jersey, një kompleks zyrash me sipërfaqe prej mbi 40 mijë metër katrorë, që akomodon disa prej institucioneve më të mëdha financiare ndërkombëtare.

Ndërkohë Viva Fresh Store zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni nga Kosova, Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese