Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sali Berisha “nuk kursen” Altin Dumanin: O horr, o llum! Mos mendo se do të ketë forcë që do të mbrojë

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha “nuk kursen” Altin Dumanin: O horr, o llum! Mos mendo
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i banesës së tij ka “shpërthyer” në akuza dhe të shara kundrejt kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike e quajti Dumanin “llum” dhe “faqezi” i cili sipas Berishës mbron kryeministrin Edi Rama.

Ndër të tjera, Berisha vijoi me akuzat duke thënë se kreu i SPAK burgosi opozitën, duke filluar nga deputeti Ervin Salianji dhe deri te ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pa moral. Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:

Rama ka firmosur me dhjetëra e dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë, në të cilat thuhet se është në çdo kontratë 30% aksioner.

Vendime nominale, vendime me emër mbiemër. Ka firmosur për vëllain e tij, duke iu marrë tokën pronarëve. Firmos për ministrat, duke marrë përqindjen e tij.

Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj.

Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.

Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?

Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpucëve të Edi Ramës, asgjë tjetër!

Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij.

I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pa moral. Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde.

Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente? Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe.

Drejtësia vonon, por nuk harron!

E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese