
Sali Berisha duke ndezur qiri
Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherësh dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha këtë të diel të Pashkëve ka qenë në Kishën Ortodokse në Kavajë.
Përpos urimeve për të gjithë besimtarët, Berisha ndezi dhe disa qirinj, ku njëri prej tyre ishte për zgjedhjet e 11 Majit.
Lideri i demokratëve qirinjtë i ndezi për veten, bashkëshorten, fëmijët e tij dhe njerëzit e afërt, ndërkohë që një qiri shkoi për zgjedhjet parlamentare dhe për të gjithë shqiptarët.
Berisha shprehu edhe dy dëshira, duke ndezur edhe dy qirinj të tjerë: “Kam dy dëshira, një për ju dhe një për fitoren e 11 majit”.
Sondazh
Poll