Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sajoi vdekjen në Pukë dhe u gjet pas 9 muajsh në Itali, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burg sipërmarrësin italian

Shkruar nga Newsbomb
Sajoi vdekjen në Pukë dhe u gjet pas 9 muajsh në Itali, Gjykata e
Biznesmeni italian Davide Pecorelli

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg, Davide Pecorellin, sipërmarrësin italian i cili në janar të vitit 2021 inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

Në tetor 2022 Prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi sipërmarrësin italian për 5 vepra penale, "Mashtrim në bashkëpunim”, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndaj tij Prokuroria kërkoi tetë vite burg, mirëpo Gjykata ka vendosur këtë të mërkurë ta dënojë me 4 vite burg.

Ndërkohë, më herët, në qershor të 2023, ai u dënua me një vit burg nga autoritetet italiane. Dënim i cili iu konvertua në shërbim prove.

Davide Pecorelli,  u zhduk në janar të 2021 në Pukë. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator të 2021 ai u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po fundosej. Pecorelli, u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë.

Historia e zhdukjes së tij mbajti në ankth për 9 muaj me radhë, opinion publik në Shqipëri dhe Itali, për shkak të rrethanave makabre të zhdukjes së tij.

Davide Pecorelli, ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, më datë 3 janar 2021 nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Ndërsa ka mbërritur në Shqipëri për të bërë biznes të produkteve kozmetike, ai është vendosur për një ditë në Vlorë dhe më pas është kthyer në Rinas.

Pikërisht në këtë zonë ka marrë me qira një automjet tip “Skoda”,duke udhëtuar në drejtim të Pukës. Në këtë qytet ka qëndruar në hotel dhe teksa është larguar, makina e tij është gjendur tërësisht e djegur në datën 6 janar 2021.

Që prej kësaj date, e deri në 18 shtator 2021, për 9 muaj me radhë policia dhe prokuroritë e dy shteteve Itali dhe Shqipëri, nuk kishin asnjë gjurmë të Pecorellit. Dyshimi paraprak i hetuesve, se Pecorelli mund të ishte vrarë, u krijua për shkak se në makinën e djegur u gjendën disa eshtra kockore, që pas kryerjes së analizave rezultuan se i përkisnin një qeni.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese