Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Saimir Tahiri del nga SPAK: u Pyeta për 21 janarin, shpresoj që ngjarja të zbardhet

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Tahiri del nga SPAK: u Pyeta për 21 janarin, shpresoj që
Saimir Tahiri

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi është marrë në pyetje në lidhje me protestën e 21 Janarit.

Tahiri është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK për rreth 1 orë e 20 minuta. Për media ai ëhstë shprehur se është pyetur për rolin që ka pasur për protestën e 21 Janarit, si dhe për kallëzimin që ka bvërë në 2015-tën.

Ndër të tjera ish-ministri është shprehur se shpreson që kjo ngjarje të zbardhet pas kaq shumë vitesh.

“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”, tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme njoftoi në korrik të këtij viti se ka regjistruar zyrtarisht procedim penal për vrasjen e protestuesit Aleks Nika më 21 Janar 2011, shkruan nësbomb.al. Të plagosur mbetën dhe shtetasit Artes Dybeli, Ilia Qesko e Ilia Papa.

Hetimi ka për qëllim të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Vendimi i Gjykatës së Lartë thekson detyrimin e SPAK për të hetuar përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe të tjerëve lidhur me vrasjen e katër personave të pafajshëm në bulevard, ngjarje për të cilën deri më tani nuk është verifikuar roli i drejtuesve shtetërorë.

Janë tre vepra të rënda penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal, pasi dyshohet se ato mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës.

- “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e parashikuar nga neni 79 gërmat “dh” dhe “ë”, si dhe 25 të Kodit Penal.

- “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal;

- “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 301 dhe 25 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese