Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Safet Bajri kallëzim në SPAK, kërkon arrestimin e disa personave: Po vendosen gjoba në emrin tim

Shkruar nga Newsbomb
Safet Bajri kallëzim në SPAK, kërkon arrestimin e disa personave:
Safet Bajri

Safet Bajri i njohur si i “forti” i Shkodrës, pjesë e bandës së Bajrajve ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK ku kërkon të hetohen dhe arrestohen disa persona.

Në kallëzimin penal të depozituar nga avokati Bajrit, Sokol Tahiraj pretendohet se disa persona po keqpërdorin emrin e tij për qëllime kriminale, duke dëmtuar kështu reputacionin e tij.

Safet Bajri, banesa e të cilit u kontrollua pak javë më parë nga prokuroria e posaçme ngre akuza se këta indivdë po vendosin gjoba dhe përfshihen në aktivitete të paligjshme në emrin e tij.

Ky kallëzim pason pas një kontrolli të zhvilluar pak javë më parë në banesën e Bajrit nga Prokuroria e Posaçme, që ka të bëjë me hetime të mëtejshme për aktivitete kriminale.

Gjatë kontrollit nga SPAK, në banesën e Safet Bajrit një muaj më parë janë sekuestruar 19 mijë euro në një arkë kursimi për vajzën 1-vjeçare të tij. Kontrolli u bë me vendim gjykate. Gjithashtu në banesën e Safet Bajrit u sekuestruan edhe 2 telefona, i tij dhe i gruas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese