Aksidenti ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje ishte i rëndë, ku për pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Ford”, Fabjol Ibraliu. Sot, paradite është gjetur trupi i të ndjerit, që ishte disa metra larg makinës së përplasur. Edhe pse mbrëmjen e djeshme u kërkua për disa orë, nuk u bë e mundur gjetja e tij.
Ndërkohë sot familjarët kanë gjetur trupin e Ibraliut, ku shkon edhe nëna e tij për ta parë. Moment rrëqethës, teksa ajo pikas birin e pajetë dhe rrëzohet në tokë.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, banorët deklaruan se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nëna këmbëngulte se kishte ndërruar jetë. Fabjol Ibraliu u aksidentua teksa po ecte me shpejtësi 160 km/ orë, ku për pasojë gjeti vdekjen.