Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rritje të temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga Newsbomb
Rritje të temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme pritet një përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në territorin Shqiptar, me një dobësim gradual të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Megjithatë, në zonat malore veriore dhe verilindore do të vijojnë të mbeten të pranishme vranësira.

Pasditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Në skajin Juglindor mund të ketë momente të shkurtra me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 -2 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese