Hapësire reklamuese


Aktualitet

Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i rrogave për punonjësit duke filluar nga 1 shtatori

Shkruar nga Newsbomb
Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i
Foto ilustruese

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka hedhur më tepër dritë lidhur me reformën e rritjes së pagave për pushtetin vendor.

Sipas Maznikut duke filluar nga 1 shtatori, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë.

 “Deri tani skema sesi paguheshin bashkitë ishte e lidhur ngushtë me madhësinë e bashkisë. Rritja më e madhe është te bashkitë e grupit të parë me më pak se 50 mijë banorë dhe te bashkitë me 50-100 mijë banorë. Një përgjegjës sektori me pagë 32 mijë lekë, shkon në një pagë minimale 70 mijë lekë dhe maksimumi në 105 mijë lekë”, tha ministri për “Tv Klan”.

Sipas ministrit reforma do të njehsojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkia.  Ndër të tjera, Mazniku bëri me dije se kjo reforma do të përfshijë edhe ndryshimin e strukturave organizative.

 “Po ashtu, rritja e pagave ka bërë që të njëjtat nivele të paguhen njësoj si në pushtetin vendor dhe mënyra si paguhen të njëjtat pozicione në nivelin qendror dhe kemi nivele të ngjashme pagese dhe po ashtu në të gjitha bashkitë.

 Struktura të ngjashme, kemi propozuar që të rikostruktohen me tri nivele stafesh me strukturë që merret planifikim dhe projektim, struktura që është përgjegjëse për zbatimin e punëve të bashkisë, kategoria e tretë e agjencisë së shërbimeve janë ato funksione që disa shërbime i zgjedh t’i bëjë vetë, ose të zgjedhë palë të treta me kontraktim.

Për secilën prej funksioneve, të kemi mundësi që të matim në mënyrë transparente dhe të drejtë performancën e secilës bashki në raport me stafet dhe sigurohemi që mbështetja që qeveria u jep nga buxheti i shtetit bashkive, të shkojë tek ajo kategori që ka më shumë nevojë për t’u mbështetur financiarisht nga ana e qeverisë dhe taksapaguesve shqiptarë. Nga viti që vjen, qeveria do u japë fonde bashkive në bazë të performancës që jep, jo thjesht në bazë të numrit të popullsisë që sot ka këtë formulë ndarje”, deklaroi ministri ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese