Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rriten ndjeshëm çmimet e pronave në Shqipëri, ja cilat janë zonat më të shtrenjta

Shkruar nga Newsbomb
Rriten ndjeshëm çmimet e pronave në Shqipëri, ja cilat
Foto ilustruese

Qeveria ka miratuar gjatë ditës së sotme çmimet e reja mesatare të shit-blerjeve të banesave në treg. Ajo çka vihet re është rritja e çmimeve të tregut në krahasim me vitin e shkuar 2023.

Në Shqipëri zona më e shrenjtë për blerjen e një apartamenti është pjesa e Farkës me një kosto prej 257 mijë lekë/m2, e cila pasohet nga Liqeni artificial me një vlerë prej 227.400 lekë/m2. Ndërkohë zona me koson më të ulët në vend është përllogaritur Paskuqani me çmim referencial 62.500 lekë/m2.

Kryeqyteti kryeson listën e banesave me çmimin referencial më të lartë me vlerë 124.300 lekë/m2 duke u ndjekur nga Durrësi. Ndërkohë në Durrës, çmimi i ri mesatar i banesave arrin në 71.200 lekë nga 67.500 lekë/m2 në vitin 2023.

Rritje të çmimeve kanë pësuar dhe banesat në zonën e bregdetit. Listën e kryeson Dhërmiu me një kosto prej 186.400 lekë/m2 pasuar më pas me një luhatje të ndjeshme nga Orikumi e Velipoja.

Çmimi referencë i pronave në Tiranë, 2024

 Çmimi mesatar                              

124.300 lekë/m2

Çmimi më i lartë               Liqeni artificial                             227 400 lekë/m2

Çmimi më i ulët                 Njësia 11 (pranë Paskuqanit)       62 500 lekë/m2               

Zona më e shtrenjtë në Shqipëri

Njësia Farkë                            257 mijë lekë/m2        

Çmimi referencë i pronave në Shqipëri

Tiranë                 124 300 lekë/m2

Durrës                 71 200 lekë/m2

Vlorë                   66 700 lekë/m2

Kamëz                 62.500 lekë/m2

Shkodër               62 300 lekë/m2

Elbasan                55 400 lekë/m2

Fier                      55 400 lekë/m2

Korçë                   59 500 lekë/m2

Berat                   52 200 lekë/m2

Kukës                  54 000 lekë/m2

Gjirokastër          48 600 lekë/m2

Çmimi i pronave në bregdet

Dhërmi               186 400 lekë/m2

Orikum                61 400 lekë/m2

Velipojë               60 400 lekë/ m2

Golem                 56 500 lekë/m2

Shëngjin              49 200 lekë/m2

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese