Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rriten me disa gradë temperaturat, si parashikohet moti këtë të dielë

Shkruar nga Newsbomb
Rriten me disa gradë temperaturat, si parashikohet moti këtë
Fotografi ilustruese

Moti këtë të dielë parashikohet i qëndrueshëm dhe me diell në disa orë të ditës

Rritja graduale e Vlerave Barike do sjellë në territorin Shqiptar; mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, si dhe nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese