Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëzohet nga lartësia teksa punonte në një kantier ndërtimi në Tiranë, humb jetën 55-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Rrëzohet nga lartësia teksa punonte në një kantier

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 te Kodra e Diellit. Fatkeësisht shtetasi me iniciale S. B., për shkak të dëmtimeve të marra në trup ka humbur jetën në spital.

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.    

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese