Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Jorgo Goros, GJKKO lë në qeli ish-kryebashkiakun socialist

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet kërkesa e Jorgo Goros, GJKKO lë në qeli
FotoArkiv/ Jorgo Goro ne Gjykate

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut socialist, Jorgo Goro, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Goro kërkonte një masë më të butë sigurie se masa “arrest me burg” gjë që është rrëzuarnga GJKKO.

Ish-kryebashkiaku i Himarës do të vijojë të qëndrojë në qeli.  Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës erdhi pas kallëzimit të bërë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili po ashtu ndodhet në qeli pasi është dënuar me dy vite burg pasi akuzohet për shit-blerje votash në zgjedhjet e 2023.

Jorgo Goro u arrestua në 23 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish-deputet i PS.

Ish-kryebashkiaku duke shmangur Këshillin e Qarkut, për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij toka u regjistrua në kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaçi. Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim.

Jorgo Goro po ashtu akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë që në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhackës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”. Prokuroria thotë më tej se ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ja mbivendosur atë një pasurie toke shtet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese