Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëzohet kamioni në Qafë-Thanë, plagoset shoferi

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet kamioni në Qafë-Thanë, plagoset shoferi
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin. Burime për mediat bëjnë me dije se një kamion me ngarkesë është rrëzuar në këtë aksident dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor ka dyshime se shpejtësia e lartë në kthesë ka sjellë dhe rrëzimin e kamionit.

Fatmirësisht në momentin e aksidentin në korsinë e kundërt në zbritje të Qafë Thanës nuk ka pasur automjete.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë aktualisht korsia e Qafë Thanës është e bllokuar, por qarkullimi po vijon normalisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese