Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëzohet helikopteri me zyrtarë, zhduket presidenti i Iranit

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet helikopteri me zyrtarë, zhduket presidenti i Iranit
Presidenti iranian

Një ngjarje e rëndë po aq dhe misterioze raportohet të ketë ndodhur në provincën e Azerbajxhanit Lindor. Sipas informacioneve të deri tanishme, të cilat vlen për tu theksuar që nuk janë ende të konfirmuara, helikopteri me të cilin presidenti iranian, Ebrahim Raisi, po udhëtonte është rrëzuar për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme.

Në bordin e helikopterin ndodhej gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Hossein Amir Abdollahian si dhe disa zyrtarë të tjerë. Menjëherë 20 ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku u rrëzua helikopteri, mirëpo deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga presidenti iranian.

Presidenti dhe ministri, së bashku me një grup personalitetesh ishin në bordin e helikopterit ku dhe po ktheheshin nga një ceremoni inaugurimi për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin.

Rrëzohet helikopteri me zyrtarë, zhduket presidenti i Iranit
Pamje nga vendi ku dhe thuhet se ka ndodhur aksidenti

“Në zonë janë dërguar 20 ekipe shpëtimi dhe dronë, por për shkak të kushteve malore si dhe kushteve të pafavorshme të motit, veçanërisht mjegullës së madhe, operacioni i kërkim-shpëtimit do të marrë kohë”, tha IRNA.

IRNA raportoi gjithashtu, duke cituar banorët vendas, se helikopteri u rrëzua në zonën e Pyllit Dizmar midis fshatrave Ozi dhe Pir Davood. Banorët në Varzeqan verior, Provinca e Azerbajxhanit Lindor, thanë se dëgjuan një zhurmë të fortë.

Kjo ngjarje deri më tani vijon të jetë e paqartë, priten më tepër detaje në vijim!

Rrëzohet helikopteri me zyrtarë, zhduket presidenti i Iranit
Vendi ku raportohet se eshte rrezuar helikopteri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese