
Dritan (Gramos) Rexhepi i njohur edhe si "mbreti" i kokainës, ka folur për herë të parë në lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës, gjatë procesit gjyqësor që po mbahet këtë të enjte në GJKKO.
Mëosohet se gjatë deklaratës së tij, ai ka mohuar lidhjet me Gentian Funiqin, një prej të akuzuarve të tjerë. Ai ka deklaruar se nuk e ka parë kurrë në jetën e tij dhe se këtë do e faktojë me prova në vijim.
Ndër të tjera, Rexhepi ka sqaruar se në kohën e ngjarjes ndodhej në burgun e Pratos, me siguri të lartë, ku edhe e kanë mbajtur 10 ditë.
“Në burgun e Pratos kam qene ne sigurinë e larte pasi kisha Apelin në Firencedhe me mbajtën 10 dite. Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë ne jetën time Gentian Funiqin. Do ua faktoj këtë prokuroreve me prova ne vijim”, ka deklaruar Rexhepi.
Ndërkohë, në seancën e të enjtes, avokatët e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK.