Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrëmbeu nipin, flet i afërmi i Bahrije Gjunit: Pas vdekjes të së birit ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike

Shkruar nga Newsbomb
Rrëmbeu nipin, flet i afërmi i Bahrije Gjunit: Pas vdekjes të
Ilie Gjuni dhe Bahrije Gjuni

Kushëriri i Bahrije Gjunit, e cila ndodhet pas hekurave së bashku me  bashkëshortin e saj, Rexhep Gjunin, pasi rrëmbyen nipin e tyre 3-vjeçar, ka folur për mediat.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai tha se Bahrije që pas humbjes të djalit të saj, të atit të 3-vjeçarit, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Ai u shpreh se te Amari i vogël, ajo sheh djalin e saj. Ndër të tjera është ndalur dhe të marrëdhënia me nusen, për të cilat tha se si Bahrije po ashtu dhe nusja, Ilir Gjunit.

“Nuk kam arritur që të flasë me të pasi janë çështje shtetërore. Gjendja e saj mendore është e keqe, sepse djali që i vdiq, por pasojat që i ka nga kjo ngjarje janë të mëdha. Nipin e ka si mbështetje, shef nipin, sheh djalin. Kur sheh fytyrën e tij, thotë; djalin e kam gjallë. Plus që thashethemet; jo t’u martua nusja. Kjo ndikon. Se di nëse është e vërtetë që të jetë martuar nusja. Është e trishtë. Marrëdhënia e tyre si nuse-vjehërr ka qenë e mirë. Shkonin shumë mirë. Pas vdekjes ndryshuan gjërat. Se di pse. Se di pse arriti kjo punë. Nusja jetoi atje, 5 vite. Se di tani. Para 1 muaj i kam bërë një vizitë në shtëpi. Ajo ishte shumë rëndë mendërisht. Rexhepi, burri i saj, ndoshta e përjetonte pak më ndryshe”, tha kushëriri i Bahrije Gjunit.

Policia e Durrësit më 20 prill arrestoi Bahrije Gjunin, pasi akuzohet për rrëmbimin e nipit të saj 3-vjeçar, Amar Gjunin. 

Para efektivëve të policisë, Bahrije Gjuni, tregoi se ku kishte qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

“E kemi  vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, tha gjyshja më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese