Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masë e zbutur për gjyshen që rrëmbeu nipin 3-vjeçar, Gjykata e Durrësit vendos "detyrim paraqitje"

Shkruar nga Newsbomb

Masë e zbutur për gjyshen që rrëmbeu nipin 3-vjeçar,

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrije Gjunin. Bahrija, është gjyshja, e cila rrëmbeu nipin e saj 3 vjeçar në datën 13 prill dhe nuk pranonte që të ja kthente nënës së tij, me arsyetimin që donin ta rrisnin vetë fëmijën bashkë me bashkëshortin e saj, pas vdekjes së djalit. Pas 10 ditësh në arrati, Bahrije Gjuni, vendos që të dorëzojë të miturin në polici, konkretisht në datën 20 prill.

Para efektivëve të policisë, Bahrije Gjuni, ka treguar se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

Ajo është shprehur se së bashku me bashkëshortin e saj kishin vendosur që ta merrnin nipin dhe ta rrisnin vetë. Ndër të tjera, Gjuni ka rrëfyer se pasi mori nipin u nis për në fshatin e saj në Gjinaj të Krumës aty ku dhe ka fjetur një natë.

“E kemi  vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

Vendimi i gjykatës:

Çështja penale me Nr. 241/4 Akti, me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masëes së sigurimit ndaj shtetasve B.Gjuni e dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 te Kodit Penal”:

Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtares Besjana Garxenaj.

Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 22.04.2024, ora 14:00.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 241/2, datë 19.042024, ku ka vendosur:

VENDOSI:

1. Konstatimin e paligjshmërisë së ndalimit të personit nën hetim B. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B. Gjuni.

3. Detyrimin e personit nën hetim B. Gjuni, që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Mërkurën e parë dhe të tretë, të çdo muaji, ora 10:00.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. Gjuni, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese