Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe dëborë në male, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Newsbomb
Rrebeshe shiu dhe dëborë në male, mësoni si do të
Moti/ Foto ilustruese

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit në territorin Shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm motin në të gjithë territorin Shqiptar duke sjellë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në Qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese