Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi tentoi të arratiset dhe të fshihte një sasi të madhe droge duke sulmuar një poli. Incidenti ndodhi të martën, më 20 gusht, rreth orës 20:00, në Via Pini (Shanghai), kur një patrullë policie ndaloi një skuter për një kontroll rutinë.
Në vend që të ndalonte, shqiptari u përpoq të largohej me shpejtësi, por kur e kuptoi se rruga ishte e bllokuar, zbriti nga skuter dhe u përpoq të arratisej me vrap. Gjatë ndjekjes, ai hodhi në shkurre një pako të madhe ngjyrë kafe dhe më pas goditi një efektiv policie.
Pasi u kap dhe u dërgua në komisariat për hetime të mëtejshme, u zbulua se paketa përmbante gjysmë kilogrami heroinë, e cila u sekuestrua menjëherë.