Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrahu policët gjatë protestës para Bashkisë, e pëson 53-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Rrahu policët gjatë protestës para Bashkisë, e pëson
Pamje nga protesta e 19 prillit

Një 53-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi në protestën e ditës së premte para Bashkisë së Tiranës ka ushtruar dhunë ndaj efektivëve.  

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se Artan Muçmata, më datën 19 prill, gjatë protestës ka kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë.  Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese