Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrahu bashkë me Noizyn Tik Tok-erin e njohur, lirohet nga burgu Dj Crax

Shkruar nga Newsbomb
Rrahu bashkë me Noizyn Tik Tok-erin e njohur, lirohet nga burgu Dj Crax
Noizy dhe Dj Crax

Dj Crax është liruar nga burgu pas 3 muajsh vuatje dënimi në ambjentet e paraburgimit në Shqipëri. Bahtjar Bajraktari ka qëndruar 75 ditë pas arrestimit në paraburgim në Shqipëri dhe është ekstraduar për në Kosovë vetëm 3 ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Prokuroia e Pejës i ka vendosur Bahtjar Bajraktarit masën "detyrim paraqitje" një herë në javë në ambjentet e policisë.

Dj Crax është arrestruar në gusht të këtij viti së bashku me mikun e tij Noizy në Shëngjin teksa ishin nisur për të përformuar në një club.

Noizy dhe Dj i tij janë akuzuar se kanë rrahur brutalisht “Tik Tokerin” e famshëm Med Iseni në një nga clubet në Pejë teksa grupi OTR ishin ftuar për të performuar. Gjithashtu reperi i njohur Arkimed Lushaj ose ndryshe “Stresi”, është i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ndihmuar në kanosjen e shtetasit Med Iseni.

Ndërkohë Noizy është liruar disa ditë pas arrestimit pasi pagoi një garanci me vlerë prej 50 mijë euro ndërsa Dj i tij mbeti në paraburgim duke u liruar 3 muaj më vonë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed