
Policia e Shkodrës ka njoftuar se janë dorëzuar dy të rinjtë të cilët muaj më parë goditën fizikisht me sende të forta shtetasin V.B.
Mësohet se shtetasit me ininciale S.T, 25 vjeç dhe I.S, 24 vjeç janë vetëdorëzuar mesditën e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Këta shtetas më datë 03.06.2024 goditën fizikisht me mjete të forta në rrugën “Poge”, shtetasin me ininciale V.B.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksonit të Përgjithshëm Shkodër caktoi ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.
Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.