Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rithemelimi i tha "po" Amnistisë Penale, Manja: Nuk e fsheh dot kënaqësinë, i duruari i fituari!

Shkruar nga Newsbomb
Rithemelimi i tha "po" Amnistisë Penale, Manja: Nuk e fsheh dot
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar i entuziazmuar pas deklaratës nga ana e kreut të grupit parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi.

Bardhi pas mbledhjes njoftoi se sigurisht që do ta votojnë Amnistinë Penale nesër në Kuvend, nëse do të pranohen tre propozimet e opozitës.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Manja i cili përshëndeti vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale. Ai shprehet entuzias pasi sipas tij, në një kohë që mendonin se ishte e pamundur, Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve në Kuvend.

Reagimi

"Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga axhenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

Së fundmi, nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit - kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë - Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese